Sporti

Një tjetër lojtar i Barçës do të mungojë në El Clasico, ai është jashtë fushave për një muaj e gjysmë

10/18/2023 17:19
nga:L J

Kapiteni i Barcelonës, Sergi Roberto, ka pësuar një dëmtim në këmbën e djathtë, njoftoi zyrtarisht Barcelona në rrjetet sociale.

Sipas raportimeve, mbrojtësi i djathtë i skuadrës do të mungojë për të paktën 8 javë, gjë që do ta përjashtojë atë nga El Clasico e ardhshme kundër Real Madridit në fund të muajit.

Roberto është një tjetër lojtar në skuadër me lëndim, pasi të lënduar janë edhe Kounde, Frenkie de Jong, Robert Lewandowski, Alejandro Balde, Pedri dhe Rafinha.

Sergi Roberto fillimisht mendohet se do të mungojë për të paktën një muaj e gjysmë, me rikthimin e tij që pritet për përballjen me Atletico Madrid në fillim të dhjetorit në stadiumin Montjuic.

/GazetaBlic Sport