Sporti

Një tjetër futbollist shumë i rëndësishëm i PSG’së rezulton pozitiv me koronavirus

01/06/2022 17:35
nga:Mergim Rreci

Një tjetër goditje për PSG-në, Angel Di Maria doli pozitiv për Covid-19 dhe do të duhet të respektojë izolimin, sipas kanalit argjentinas TyC Sports, i cili shton se sulmuesi aktualisht është asimptomatik.

Prandaj, Di Maria nuk do të jetë pjesë e opsioneve të skuadrës së Parisit për ndeshjen e së dielës kundër Lyonit, ndeshje kjo e llogaritur për raundin e 20-të të Ligue 1, përcjell GazetaBlic Sport.

Të hënën, një ditë pas kthimit nga pushimet, Di Maria ishte në stol në fazën e 16-tës së Kupës së Francës në Vannes (0-4).