Sporti

Një tjetër futbollist nga Bundesliga diagnostifikohet me tumor në testikujt e tij

09/22/2022 14:42
nga:Mergim Rreci

Hertha Berlin njoftoi këtë të enjte përmes rrjeteve sociale se mesfushori holandez Jean-Paul Boetius është diagnostikuar me një tumor në testikujt e tij.

28-vjeçari do t’i nënshtrohet një operacioni heqjeje dhe është i dyti që merr lajme të ngjashme në Bundesligë pas sulmuesit të Borussia Dortmundit, Sebastien Haller, përcjell GazetaBlic Sport.

Boetius mbërriti te Herta pak muaj më parë nga Mainz, ku ka luajtur në katër sezonet e fundit. I formuar në Feyenoord, ai gjithashtu përfaqësoi Baselin (Zvicër) dhe Genkun (Belgjikë).