Clement Lengle do të duhet të ndalojë edhe një muaj për t’u rikuperuar nga një dëmtim i muskujve.
Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernández, nuk mund të llogariste më në qendërmbrojtësit Eric Garcia dhe Samuel Umtiti, të cilët janë gjithashtu të lënduar, dhe tani ka marrë lajmin se mbrojtësi francez do të jetë jashtë garës për pesë javë, pasi ka pësuar një dëmtim muskulor në këmbën e majtë, përcjell GazetaBlic Sport.
Gerard Pique dhe Ronald Araújo janë mbrojtësit e vetëm në dispozicion.
/GazetaBlic Sport/


