Salernitana ka njoftuar se Frederik Veseli ka rezultuar pozitiv me koronavirus pasi u kthye nga detyra ndërkombëtare me Shqipërinë.
Qendërmbrojtësi, i cili ka luajtur 38 herë për Shqipërinë, kreu një test molekular në shtëpi kur u kthye nga detyra ndërkombëtare dhe doli pozitiv, përcjell GazetaBlic Sport.
28-vjeçari ende nuk ka luajtur në Serie A me Salerinatanan këtë sezon, por tani do të detyrohet të humbasë ndeshjet e ardhshme për shkak të koronavirusit.

/GazetaBlic Sport/


