Sipas The Telegraph, argjentinasi Lisandro Martinez është shtuar në listën e objektivave të Man Utd pasi Erik Ten Hag kërkon të forcojë mbrojtjen e klubit të tij të ri.
24-vjeçari ka qenë një lojtar kryesor në mbrojtjen e Ajax gjatë tre sezoneve të fundit dhe është i dëshirueshëm për aftësitë e tij për të luajtur në sistemin specifik të trajnerit holandez, përcjell GazetaBlic Sport.
Së bashku me Jurrien Timber, Martinez është ndër lojtarët e Ajax-it që Ten Hag mund t’i sjellë në skuadrën e kuqe të Manchesterit.



