Bad News Eagles po e vazhdon me fitore në turneun më të madh të CS:GO, IEM Rio Major i cili po mbahet në Rio de Janeiro të Brazilit.
Ekipi shqiptar është në garë për një grup çmimesh prej 1.2 milion dollarësh, ku garojnë ekipet më të mira të botës në CS:GO, përcjell GazetaBlic Sport.
Pas fitores në ndeshjen e parë ndaj ekipit 00Nation, arritën që të fitojnë edhe në ndeshjen e dytë ndaj ekipit gjerman BIG.
Sot është një tjetër ndeshje fantastike për djelmoshat tanë, atje ku në ora 21:00 do të përballen me skuadrën GamerLegion.
Kjo skuadër renditet në vendin e 25-të në ranglistën botërore dhe ka një kombinim mes lojtarëve nga vende të ndryshme.
Të dy skuadrat kanë nga dy fitore deri më tash dhe sonte do të mësohet se cila skuadër do të njoftohet me humbjen e parë.
/GazetaBlic Sport/


