Chelsea është mposhtur përsëri në Premier League.
Londinezët kanë pësuar humbje nga skuadra e Aston Villës, me ndeshjen që përfundoi me rezultat 0 me 2, shkruan GazetaBlic Sport.
Watkins dhe McGinn shënuan golat e fitores për mysafirët, kurse e zhyten edhe më shumë në krizë skuadrën nga Londra.
Chelsea renditet tashmë në pozitën e 11-të me 38 pikë, kurse Aston Villa ngjitet në vendin e 9-të me 41 pikë.
/GazetaBlic Sport/


