Sporti

Një tifoz sulmoi trajnerin e Ganës në hotel pas disfatës shokuese!

01/15/2024 14:49
nga:Lorik J

Një tifoz i nervozuar u përpoq të godiste me grusht trajnerin e Ganë,  Chris Hughton në një hotel pas humbjes të së dielës në raundin e parë të Kupës së Kombeve të Afrikës, konfirmuan zyrtarët e Ganës të hënën.

Gana u mund me një gol në momentet e fundit ndaj Cape Verde, përcjell GazetaBlic Sport.

Hughton u kap nga tifozët e zemëruar në hotel teksa ganezët po ktheheshin nga ndeshja, por zyrtarët e sigurisë parandaluan një incident më të rëndë. Hughton gjithashtu iu nënshtrua një abuzimi verbal, thanë zyrtarët për Reuters.

Kjo ishte humbja e dytë radhazi e Ganës.

Ish-reprezentuesi irlandez Hughton, babai i të cilit është nga Gana, ka qenë trajner i kombëtares që nga marsi i vitit të kaluar dhe ishte gjithashtu anëtar i stafit në Botërorin 2022 në Katar, kur i ndihmoi ata si këshilltar teknik i kombëtares.

/GazetaBlic Sport