Sporti

Një tifoz i ri i bashkohet Kombëtares Shqiptare, Bill Clinton shfaqet me fanellën kuqezi

07/10/2023 17:09
nga:L J

Një tifoz i ri është i bashkuar Kombëtares Shqiptare. Për ne, fanella kuqezi është shumë më tepër sesa një veshje e cila i jepet lojtarëve për të luajtur futboll.

Ka përgjegjësi më të madhe dhe këtë e tregoi më së miri reagimi i shqiptarë kur Kombëtarja shkoi në Europianin e Francës.

Ndërkohë në vizitën e fundit të Bill Clinton në Shqipëri, kryeministri i vendit, Edi Rama, kishte menduar edhe për një dhuratë të veçantë. Ai i dha Bill Clinton fanellën e Kombëtares me emrin e personalizuar.