Sporti

Një tifoz i Palmeiras u vra teksa po shikonte finalen e Kupës së Botës

02/13/2022 08:57
nga:L J

Një person u vra gjatë një trazire në Sao Paulo mes tifozëve të Palmeiras që panë skuadrën e tyre duke humbur ndaj Chelsea në finalen e Kupës së Botës për Klube FIFA, tha policia braziliane.

I ndjeri, për të cilin policia tha se ishte një roje burgu jashtë detyrës, u qëllua përpara stadiumit në Sao Paulo, ku mijëra tifozë u mblodhën për të parë ndeshjen në ekranet e mëdha, përcjell GazetaBlic Sport.

“Ka pasur një përleshje mes tifozëve, e cila shkaktoi trazira dhe një person u qëllua”, thuhet në një deklaratë të policisë. Policia e ndërhyrjes përdori gaz lotsjellës dhe plumba gome për të shpërndarë turmën dhe një person u arrestua, thuhet në deklaratë.

Kampioni i Evropës, Chelsea, mundi Palmeiras, kampion i Copa Libertadores, 2-1 pas kohës shtesë në Abu Dhabi.

/GazetaBlic Sport