Kupa e Botës 2022

Një tifoz 13 vjeçar maroken vdes në Francë, goditet me veturë pasi tentoi ta largonte flamurin francez

12/15/2022 08:45
nga:Mergim Rreci

Kaos i paparë në rrugët e Francës ishte mbrëmë pas përfundimit të ndeshjes mes Marokut dhe Francës.

Një 13-vjeçar ka mbetur i vdekur në një përleshje mes tifozëve të Marokut dhe Francës në Montpellier pas ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Botës në të cilën “Gjelat” festuan me 2:0, transmeton GazetaBlic Sport.

Sipas autoriteteve lokale, djali është përplasur nga një makinë. Siç raporton “Daily Mail”, ky 13-vjeçar ka qenë pjesë e një grupi tifozësh marokenë që kanë tentuar të heqin flamurin francez nga makina e një personi. Mirëpo, shoferi vendosi të mos ndalej, u kthye për të ikur nga i gjithë grupi dhe e përplasi djalin me origjinë nga Maroku.

Raportohet për shumë të lënduar të tjerë pas përplasjeve të mëdha që nodhen atje.

/GazetaBlic Sport/