Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë ka goditur sot zonën e Koprukoy në Erzurum turk, raporton agjencia Anatolia.
Zyra për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Situatave Emergjente të Turqisë njoftoi se epiqendra e tërmetit është regjistruar në Koprukoy të Erzurumit në orën 15:40 me orën lokale.
Ai u regjistrua në një thellësi prej 6.94 kilometrash.


