Një termet me fuqi shkatërruese prej 6.7 magnitudë ka goditur brigjet jugore të Zelandës së Re – duke rritur frikën për mundësinë e një cunami që ekspertët paralajmërojnë për nivel tejet të rrezikshëm që mund të paraqesë.
Tërmeti ndodhi rreth orës 14:42 në një thellësi prej rreth 12 kilometra, 160 kilometra në veriperëndim të ishujve Snares, ku mijëra banorë mbetën të frikësuar nga mundësia e fillimit të një cunami.
Ekipet emergjente kanë paralajmëruar banorët e rajonit të prekur nga tërmeti, që të shmangin plazhet nga frika e ndonjë cunami.
“Banoroët e Southland dhe Fiordland duhet të qëndrojnë larg plazheve, pasi ekziston rreziku i një cunami të mundshëm”, u tha ndër tjera.
Deri më tani nuk është lëshuar ndonjë urdhër për evakuim, por një gjë e tillë ka mbetur në dorën e banorëve të cilëve u është kërkuar ta vlerësojnë vetë situatën në terren.