Lajme

Një tërmet i fuqishëm godet Oqeanin Paqësor

12/15/2024 17:50
nga:G B

Tërmeti me magniturdë 6.1 ballë është regjistruar sot në perëndim të Neiafu – Tonga, në Oqeanin Paqësor, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare.

Thellësia e tij arriti deri në 235.6 kilomtra nën epiqendrën afër Neiafu, Vava’u, Tonga, në ora 04:03 të mëngjesit sipas kohës lokale.

Lëkundjet janë hetuar në Neiafu, me popullsi 4 mijë e 300 banorësh. Nuk raportohet për viktima, dëme apo paralajmërim cunami.