Lajme

Një tërmet i fuqishëm godet Malin e Zi

06/26/2021 10:33
nga:M K

Natën e kaluar, pak pas orës 1 të mëngjesit, Mali i Zi u godit nga një tërmet i fortë, me një magnitudë prej 4.5 shkallë dhe epiqendra ishte 14 kilometra nga Herceg Novi.

“Shtëpitë dhe shtretërit po dridheshin, njerëzit ishin vërtet të frikësuar, thjeshtë nuk kemi mundur të flemë, nuk kam përjetuar një tërmet më të fortë se ky” tha një banor i tronditur.

Tërmeti zgjati për rreth 10 sekonda dhe ishin aktivizuar zhurmat e alarmeve në makinat në qytet, dritaret e shtëpive dridheshin, librat binin nga raftet.

Tani për tani, nuk ka asnjë informacion mbi dëmet dhe lëndimet. Tërmeti u regjistrua gjithashtu nga shërbimi CSEM.

Ministri Vitia: Synojmë 500 mijë vaksinime brenda një muaji