Lajme

Një tërmet i fuqishëm e godet Turqinë

11/23/2023 17:07
nga:Sh R

Turqia është goditur sot nga një tërmet i fuqishëm.

Shërbimit Gjeologjik Amerikan, njofton se fuqia e dridhjes së tokës ishte 5.3 shkallë të rihterit.

USGS bën të ditur se tërmeti ndodhi në veriperëndim të vendit të quajtur Sinxhik (Sincik).

Ndër të tjera thuhet se thellësia e dridhjes ishte 10 kilometra.

Ende nuk bëhet e ditur nëse ka dëme apo të lënduar nga kjo ngjarje.

Në shkurt të këtij viti, në Turqi ndodhi në tërmet i madh.

Si pasojë vdiqën mbi 50 mijë persona.