Lajme

Një tërmet i fuqishëm e godet këtë shtet- shikoni pamjet (video)

01/09/2022 15:31
nga:Gazeta Blic

Një tërmet me magnitudë 6.3 goditi Kinën në orën 1:45 të mëngjesit me orën lokale të së shtunës.

Sipas Reuters, epiqendra u raportua në provincën veriore të Qinghai në një thellësi prej 10 kilometrash.

Banorët e kryeqytetit të provincës, Xining, thanë se ndjenë një dridhje të fortë.

Fillimisht u njoftua se bëhej fjalë për një tërmet me magnitudë 6.9 ballë.