Lajme

Një telefonatë e rëndësishme e Albin Kurtit e çon Kuvendin në pauzë

03/23/2023 13:03
nga:G B

Kuvendi i Kosovës ka shkuar në pauzë për 1 orë, raporton Gazeta Blic.

Kjo pasi kryeministri Kurti doli nga salla e Kuvendit, për siç tha kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, kishte një telefonatë të rëndësishme.

Si pasojë e kësaj, deputetët thanë se nuk do të vazhdojnë debatin pa qenë i pranishëm kryeministrin.

Ata thanë se do ta presin atë derisa të kthehet dhe për këtë Konjufca tha që të shkojnë në pauzë./Gazeta Blic/