Sporti

Një super përforcim nga Evropa, Batatina: Nesër do të prezantohet!

02/19/2023 22:16
nga:Lorik J

Ekipi i Tahir Batatinës është përforcuar me një futbollist shqiptar, që ka luajtur në Evropë. Batatina këtë e bëri të ditur në emisionin ‘Var’ në Tëvë1.

Ai potencoi se futbollist ka qenë në stërvitje me skuadrën, por që nesër pritet të bëhet edhe zyrtarizimi i tij.

“Kemi marrë një super-përforcim. Futbollisti është shqiptar që ka luajtur në Evropë. Emrin nuk po e dha shkak se jemi ende në procedurë të kontratës, por që nesër pritet ta përfundojmë dhe ta prezantojmë’, tha Batatina.

Kujtojmë se këtë javë, Llapi fitoi ndaj Trepçës 89′ në Superligën e Kosovës.