Sporti

Një super përballje në botën e boksit, ja kur fillon saktësisht meçi mes Ortiz dhe Ruiz

09/03/2022 22:03
nga:Mergim Rreci

Një super përballje na pret në botën e boksit.

Andy Ruiz Jr. dhe Luis Ortiz zbresin në ring, me meçin që pritet të jetë shumë emocionues, shkruan GazetaBlic Sport.

Ndeshja e shumëpritur mes tyre ishte planifikuar të zhvillohej më 13 gusht të kësaj vere, por kjo datë është ndryshuar për të akomoduar më mirë shikuesit dhe të pranishmit në Shtetet e Bashkuara.

Ky meç zhvillohet të dielën rreth orës 05:00 të mëngjesit me kohën tonë lokale.

Tifozët janë të etur për të parë rikthimin e Ruizit, i cili nuk ka luftuar që nga maji i viti 2021 kur mposhti Chris Arreola në ndeshjen e tij të parë që nga humbja e titujve të peshave të rënda nga Anthony Joshua.

Që atëherë, meksikani ka pasur një operacion në gju, ndërsa Ortiz fitoi kundër Charles Martin me një nokaut në raundin e gjashtë në dhjetor.

/GazetaBlic Sport/