Një stuhi dëbore ka shkaktuar ndërprerje të trafikut në një nga fundjavat më të ngarkuara të vitit në Nju Jork dhe në verilindje të Shteteve të Bashkuara.
”Sky News” raportoi në faqen e saj të internetit se është shpallur gjendje e jashtëzakonshme në Nju Jork dhe Nju Xhersej.”Moti i keq ka shkaktuar tashmë ndërprerje të konsiderueshme për ata që udhëtojnë për festat e Krishtlindjeve, me të paktën 9 000 fluturime të anuluara ose të vonuara që nga mbrëmja e së premtes”, sipas shërbimit të ndjekjes së fluturimeve ”FlightAware”.
Aeroportet ”John F. Kennedy International”, ”Newark Liberty International” dhe ”LaGuardia” kanë postuar në mediet sociale alarme për dëborë duke paralajmëruar se moti mund të shkaktojë ndërprerje të mëtejshme të fluturimeve.


