Lajme

Një shtetase e Bosnjës gjendet e vdekur në Ferizaj

04/04/2022 09:56
nga:Donika Fetahu

Një shtetase e Bosnjës është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në Ferizaj.

Policia bën me dije përmes raportit se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim te prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.

Njoftimi i plotë i policisë:

HETIM I VDEKJES/ Ferizaj, 03.04.2022-20:00.Raportohet se në shtëpinë e saj është gjetur pa shenja jete viktima femër shtetase e Bosnjës. Ne vendin e ngjarjes kane dal njësitet përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim te prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.