Izraeli është tërhequr nga pjesëmarrja në Eurovision-in e këtij viti në Torino të Italisë.
Lajmin e bëri të ditur televizioni KAN dhe organizatori i përgatitjes për Eurovision-in, shkruan GazetaBlic.
Arsyeja pse Izraeli nuk do të marrë pjesë në “Eurovision Song Contest 2022”, është për shkaqe të mbrojtjes së sigurisë për artistët e cila nuk është e garantueshme.
“Ne nuk mund të marrim përgjegjësi për sigurinë e delegacionit pa siguri në emër të shtetit të Izraelit. Deri më tani, për shkak të grevës së Ministrisë së Punëve të Jashtme, që prek protokollet e sigurisë, delegacioni izraelit nuk do të marrë pjesë në Eurovizioniin e Torinos”, ka thënë KAN në një deklaratë në Twitter.
Izraeli kishte përzgjedhur këngëtarin Michael Ben David me këngën “I.M” për spektakël./GazetaBlic/
As of now, due to the Ministry of Foreign affairs strike, that affects the security protocols, the Israeli delegation will not attend the Eurovision in Turin.
— KAN Eurovision Israel (@kaneurovision) April 12, 2022


