Lajme

Një shtëpi në Obiliq përfshihet nga zjarri

04/05/2022 10:28
nga:Donika Fetahu

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri në fshatin Mazgit të Obiliqit.

Rasin në polici e ka raportuar pronari i shtëpisë.

“Njësitë policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Zjarri kishte përfshirë katin e dytë të shtëpisë, banorët kanë arritur që të evakuohen dhe nuk ka persona te lënduar. Rasti nën hetime nga njësitë relevante”, thuhet në raportin e policisë.