Geek

Një shofer i Tesla tregon se ‘si i mbijetoi bateria e veturës së tij’, një bllokimi trafiku 14 orësh në mot me borë

01/31/2022 16:48
nga:Donika Fetahu

Një pronar i Tesla-s tha se ishte mirënjohës që po ngiste një makinë elektrike kur ngeci në një bllokim trafiku për 14 orë.

“Ndërsa shoferët tjerë digjnin benzinë duke ndezur motorët e tyre për të qëndruar ngrohtë, EV-ja ime e shpenzoi me inteligjencë energjinë vetëm te rregullimi i temperaturës”, tha në një postim në blog Dan Kanninen, një ish-ndërlidhës i Shtëpisë së Bardhë në Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit, përcjell Telegrafi.

“Ndërsa shoferët e tjerë më pas shqetësoheshin për rezervat e tyre të pakësuara, EV-ja ime monitoroi në mënyrë intuitive furnizimin tim me energji elektrike, duke më dhënë qetësi që shoferët e tjerë nuk e kishin”.

 

Kanninen ishte një nga qindra shoferët që u bllokuan në një rrugë në Virxhinia në fillim të këtij muaji në temperatura nën zero nga një stuhi bore nga e cila u rrëzuan disa pemë dhe pësuan disa vetura.

Ai e shkroi postimin në blog si përgjigje ndaj një artikulli që pretendonte se bllokimi i trafikut do të ishte më i keq nëse çdo automjet do të kishte qenë një makinë elektrike.

Në postim, Kanninen madje përfshiu një foto të tij duke parë Netflix në ekranin e tij Tesla mes bllokimit të trafikut.

Ai tha se Tesla Model 3 i tij kishte 50 milje të tjera rrugë kur më në fund arriti në një stacion karikimi.