Lajme

Një serbe dyshohet se ka rënë në lumin Ibër, kërkimet vazhdojnë edhe sot

07/07/2023 07:13
nga:Y I

Një grua serbe dyshohet se ka rënë në lumin Ibër.

Kjo u bë e ditur nga Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim.

Në operacionin e kërkimit janë angazhuar policia, ekipet e zjarrfikësve si dhe vullnetarët serb.

“Kërkimet kanë filluar dje dhe kanë vazhduar deri në orët e vona të ditës. Njoftojmë se kërkimet pritet të vazhdojnë edhe sot”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim.