Lajme

Një repart i Trepçës është përfshirë nga zjarri

12/26/2022 08:50
nga:G B

Një zjarr ka shpërthyer në një repart të flotacionit të Trepçës, në tunelin e parë në Mitrovicë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës zjarri është shuar nga zjarrfikësit ndërsa që nuk dihet vlera e dëmeve materiale.

“Tuneli i parë, Mitrovicë 24.12.2022 – 19:30. Në një repart të flotacionit të Trepçës është raportuar për një zjarr. Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Nuk dihet vlera e dëmit. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.