Sporti

Një rekord i jashtëzakonshëm u vendos sonte në La Liga

10/01/2021 23:44
nga:Mergim Rreci

Sulmuesi i Athletic Bilbao, Iñaki Williams u bë lojtari me numrin më të madh të ndeshjeve të luajtura radhazi në La Liga, duke luajtur sot në ndeshjen e 203 kundër Alaves.

Pa ndërprerje, sulmuesi ka luajtur gjithmonë për klubin bask për pesë vjet e gjysmë, që nga viti 2016, përcjell GazetaBlic Sport.

Mbajtësi i mëparshëm i rekordit ishte një tjetër Bask, Ion Andoni Larrañaga, i cili kishte luajtur 202 ndeshje të pandërprera për Real Sociedad midis 1986 dhe 1992.

/GazetaBlic Sport/