Lajme

Një qytetar në Prishtinë e dorëzon në Polici kuletën me mbi 700 euro e dokumente personale

12/10/2025 11:46
nga:Sh R

Policia ka njoftuar se një qytetar e ka dorëzuar një portofol me 700 euro dhe dokumente personale.

Përmes një njoftimi, Policia ka thënë se vazhdon të jetë adresa e parë, të cilës qytetarët i besojnë dhe i drejtohen.

“Policia vazhdon të jetë adresa e parë, të cilës qytetarët i besojnë dhe i drejtohen. Dje në stacionin policor Qendra, në Prishtinë, një qytetar S.P, ka dorëzuar një portofol ku kishte një shumë parash dhe dokumente personale, të cilat i janë kthyer pronarit. Duke çmuar këtë gjest human, falënderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm”, thuhet në njoftim.