Lajme

“Një qeveri gjithëpërfshirëse do të ishte zgjidhja më e mirë për Kosovën”

4 ditë më parë
nga:Y I

Analisti, Lulzim Veliu, ka deklaruar se zgjidhja më e mirë për Kosovën dhe për qeverisjen e ardhshme do të ishte një bashkëpunim mes Vetëvendosjes, PDK-së dhe LDK-së, me qëllim të krijimit të një qeverie gjithëpërfshirëse.

“Sjellja më e mirë për Kosovën dhe për qeverinë do të ishte një bashkëpunim i VV-së me PDK-në dhe me LDK-në. Kjo do të mundësonte krijimin e një qeverie gjithëpërfshirëse, pasi para vetes kemi shumë problematika që duhet t’i zgjidhim në të ardhmen”, u shpreh Veliu, në emisionin “Kosova Today” .

Sipas tij, një qeveri vetëm nga Vetëvendosje, pa përfshirjen e partive shqiptare dhe me mbështetje të kufizuar nga pakicat ose ndonjë deputet opozitar, nuk do të ishte zgjidhje afatgjatë.

“Një qeveri e tillë nuk do të na ndihmojë asgjë. Po ashtu, edhe krijimi i një qeverie nga PDK-ja pa VV-në do të sillte vetëm një qeveri njëvjeçare” shtoi ai.