Lajme

Një punë e mirë nga Vjosa Osmani në Spanjë

10/06/2023 09:43
nga:Shenoll Muharremi

Shkruan: Shenoll Muharremi

Presidentja ka bërë punë shumë të mirë për vendin gjatë takimeve në Granada të Spanjës ku po takohen krerët e 45 vendeve Europian. Ky është një forum i ri, por tashmë samiti më i madh Pan-Europian me fokus në sigurinë e Europës. Siguria e Europës jashtë kornizës së NATO-së është një rrëmujë e vërtetë historikisht por është mirë që takohen liderët dhe bisedojnë mes vete. Osmani ka qenë një ndër figurat më aktive në Spanjë. Mediat në Spanjë i vur në siklet “Nuk po bisedojnë për njohjen e Spanjës por për sulmet në Banjskë” arsyetoheshin. Një përafaqësim i shkëlqyer i vendit, me takime të nivelit më të lartë të mundshëm në një kontekst tepër sensitiv për Kosovën dhe Europën në përgjithësi.

Osmani bëri maksimumin që dikush mund të bëjë për të njoftuar në katër sy shumicën e liderëve kryesor të Europës, përfshi Spanjën si nikoqire. Takime e Komunitetit Politik Europian në Granada shpërfaqën komplesitetin dhe sensitivitetin e sigurisë Europiane momentalisht. Edhe pse Kosova tentoj me gjithë fuqinë të sjellë në qendër të vëmendjes sulmin terrorit në Banjskë të sponsorizuar nga Serbia, ishin luta e Ukrainës, spastrimi etnik i Azerbejxhanit në konfliktin me Armenët, Migrimi dhe anëtarësimi i Suedisë në NATO që dominuan takimet dhe agjendën e liderëve.

Spanja neutralizoj sulmin terrorist të Serbisë në Kosovë me fuqinë dhe ndikimin që ka si nikoqire në agjendën dhe konkluzionet e të arriturave eventuale të Samitit. Gjermani, Franca, Mbretëria e Bashkuar ndëgjuan Presidentën e Kosovës por mendja e tyre është me Ukrainë, Nagorno Karabakh, NATO, Migrimin. “Problem i vogël’ krahasuar me kërcënimet tjera që Europa po ballafaqohet.

Një takim shumë i ngrohtë i Presidentës Osmani me Kryeministrin Edi Rama është sinjal i rrugës së mirë të Kosovës pas sulmit në Banjskë. Tashmë Kosova duhet me vazhdu me harmonizim të pozicioneve brenda vendit, sidomos drejtimin e politikës së jashtme që momentalisht ka një dallim mes institucioneve kryesore.

Edhe pse Osmani bëri maksimumin që ishte e mundur, takimet e Granadas demonstruan sa vështirë është për Kosovës të ketë dhe merr vëmendje nga Europa për shkak të krizave shumë të mëdha aktuale dhe rreziqeve të shumta të sigurisë Europiane. ‘Shpëtimi’ i Serbisë pa u ndëshkuar për agresionin ndaj Kosovës tregon sa i ka Beogradi zyrtar duart e lira të merret me Kosovën dhe sa disa diplomat kanë hapsirë të manovrojnë me situatën mes Kosovës dhe Serbisë. Ishte një punë shumë e mirë e presidentës por që tregon që Kosova duhet të mobilizohet shumë më tepër dhe të jetë unike e harmonizuar nga brenda për të pasur gjasa më diplomaci dhe sidomos në një kontekst tepër komples dhe sensitiv Europian të diplomacisë.