Lajme

“Një Prishtinë e tranformuar rrënjësisht” – Ja për çka do të mbahet mend Përparim Rama, në mandatin e parë!

10/13/2021 21:33
nga:A. R.

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, është përgjigjur se për çka do të mbahet mend nga qytetarët e kryeqytetit, në rast se merr besimin e tyre për t’i qeverisur.

Rama ka përmendur disa projektet e mëdha që synon t’i realizojë në Prishtinë, dhe për të cilat do të mbahej mend nga qytetarët e kryeqytetit.

“Qytetarët e Prishtinës do ta kenë një qytet me shpirt, të pastër dhe praktik. Pra, një qytet të përjetimeve. Një Prishtinë e tranformuar rrënjësisht. Intervenimet që do të mbahen mend do të jetë Arbëria e cila do ta ketë platformën që do ta lidhë direkt me qendrën e qytetit. Do të jetë Qyteti i Vjetër, që do ta ketë shëtitoren kulturore të Prishtinës, që do ta lidhë traditën me modernen, po ashtu do të lidhet me Sheshin Nëna Terezë. Kalabria dhe Emshiri që do të lidhen me Dardaninë dhe qendrën e qytetit, përmes plaformës urbane, ku prindërit dhe fëmijët e tyre dhe të moshuarit do të ecin pa asnjë pengesë. Po ashtu, Kodra e Trimave do të lidhet me qendrën e qytetit, nëpërmjet plaformës e cila përmban edhe muzeun e artit moder. Gollaku do të fuqizohet”, ka thënë Përparim Rama.