Showtime

“Një prej perlave të mija të preferuara” Capital T ndan sekuenca të projektit të tij më të ri

12/19/2021 12:02
nga:Donika Fetahu

Capital T ka qenë mjaft aktiv këtë vit me prurje të reja muzikore.

Artisti ka paralajmëruar albumin e tij më të ri që do të titullohej “Heart broken kids”. Albumi do të lançohet më datë 21 dhjetor.Përveç kësaj, ndër të tjera, ai ka njoftuar se një ndër këngët e albumit do të publikohet së bashku me videoklip.

Këtë lajm ai e bëri të ditur përmes një postimi në llogarinë e tij në “Instagram”.“Nashta” mban titullin projekti i ri. Ky projekt do të publikohet së bashku me këngët e tjera të albumit.

Duket se artisti është mjaft i lidhur me këtë këngë, pasi në postimin e ndarë me ndjekësit e tij, ai e ka konsideruar si një prej këngëve të tij të parapëlqyera.

“Njo prej perlave t’mia të preferuara, Nashta”.- është shprehur këngëtari.

Capital T ka ndarë gjithashtu disa sekuenca nga kënga e tij e re.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Capital T (@truekapo)