Lajme

Një Polici e Kosovës më Inteligjente

12/19/2023 14:32
nga:Shenoll Muharremi

Policia e Kosovës ka reputacion të mirë. Gjithashtu në matjet e opionit publik ka kredibilitet dhe radhitet mbi shumicën e institucioneve publike, përfshi Qeverinë, Gjykatat, Prokurorinë.. Kosova ka pas fatin me pas ndihmën e madhe të vlefshme të partnerëve tanë dhe sponzoruesëve të krijimit dhe ndërtimit të shtetit të Kosovës, andaj edhe standarde të vlefshme ndërkombëtare janë aplikuar dhe instaluar në Policinë e Kosovës.

Në përgjithësi, kemi një polici të mirë, por gjithmonë ka hapsirë të përmirësohet. Gjithashtu të adaptohet me trende të reja përfshi teknologjinë.

Rasti i vdekjes tragjike të 3 djemve tanë në garat e paligjshme me makina në autorrugë ka ekspozuar disa nevoja për përmirësim. Nga raportimet e mediave thuhet që (a) ato gara janë mbajtur thujase rregullisht; dhe (b) njëri nga personat që ka shkaktuar vdekjen ka pasur dhjetra raste të kundërvajtjes vitet e fundit në trafik. Këto dy informata na tregojnë që dicka nuk është në rregull në këtë hallkë të Policisë.

Fillimisht ato gara nuk do të duheshin të lejohen asnjëherë se përmbajnë rrezik permanent për publikun dhe personi që ka pasur aq shumë kundërvajtje nuk do të duhej të lejohej të ngiste në publik makinën, së paku derisa t’i korrektonte veprimet dhe sjelljet e tija. Ky rast tragjik, mbi të gjitha, duhet të na mundësoj të mësojmë më shumë dhe të përmirësojmë sistmin tonë të policisë dhe rendit publik.

Kemi raste kur Policia e Kosovës është shumë efektive dhe efiçiente sikurse rasti kur brenda 1 ore janë mobilizuar për sulmin në Basnjë apo për rezultatet e shpejta në rastin e vrasjes së Liridonës. Por kemi edhe rasti si ky apo edhe ai kur u vra një grua shtatëzën nga ish burri i saj në oborin e QKUK. Kjo nënkupton që Policia e Kosovës ka potencial dhe kapacitet por duhet të organizohet më mirë dhe të jetë më inteligjente.

Inteligjenca mund të nënkuptoj që Policia mos të jetë vetëm reaktive dhe të reagoj kur të ndodhin rastet. Thuhet nga profesionistët se parandalimi i krimit është mjeti më i rëndësishëm dhe efektif në sigurinë publike. A do të mund të parandalonim vdekjen e gruas shtatëzënë apo vdejken e 3 djemëve tanë në autorrugë nëse kishim qenë më inteligjent institucionet e rendit dhe ligjit? Mesiguri se po.

Kjo nënkupton, që Policia e Kosovës dhe institucionet e rendit dhe ligjit duhet muajt dhe vitet e ardhshme të intensifikojnë kapacitetet në inteligjencën e tyre (nuk është fjala për shpijunazhë). Mesiguri që në kohën kur teknologjia po jep rezultate të mira, kjo do të mund të ndihmonte institucionet në parandalim dhe inteligjencë.

Nuk është vështirë nga një databazë me i identifiku ata që kanë bërë më shumë se 5 kundërvatje në trafik brenda 1 viti. Apo me i pas nën kontrollë të gjithë ata që janë kërcënim për gratë. Policia e Kosovës mund të investoj më shumë në këto shtylla dhe kjo do të mund të krijonte kushte dhe ambient më të sigurtë dhe mirë për qytetartët. Edhe efiçienca e policisë dhe organeve të rendit dhe ligjit do të përmirësohej.