Lajme

Një polic vret gjashtë persona, nuk dihet arsyeja e masakrës

12/07/2021 11:40
nga:N M

Një oficer policie vrau gjashtë persona në kryeqytetin Nairobi sot dhe më pas kreu vetëvrasje, tha policia.

Një oficer policie fillimisht qëlloi dhe vrau gruan e tij në shtëpinë e tyre para se të dilte jashtë dhe vrau pesë persona të tjerë me një armë zyrtare AK-47, tha policia në një raport, pa treguar se çfarë e shkaktoi këtë sjellje të dhunshme.

“Një oficer policie vrau pesë persona, duke përfshirë dy motoçiklistë”, tha policia.

Francis Vahome, një zyrtar përgjegjës për zonën e Dagoretit në Nairobi, konfirmoi incidentin dhe numrin e të vdekurve, por nuk dha detaje të tjera. Banorët e zemëruar pranë vendit të ngjarjes së përgjakshme më vonë u vunë flakën gomave në rrugë për të protestuar kundër dhunës.

Ky nuk është rasti i vetëm. Në një incident të vitit 2010, një oficer policie vrau 10 persona, duke përfshirë dy kolegë, në qytetin Siakago, 120 kilometra në verilindje të Nairobit./FrontOnline/

Profili i kryetarit të ri të Prishtinës – Kush është Përparim Rama?