Leicester mundi Legian 3-1 në raundin e pestë të Ligës së Evropës dhe kaloi tutje nga vendi i parë në Grupin C.
Ndeshja u karakterizua edhe nga trazira të tifozëve, të cilat u shkaktuan nga tifozët vizitorë nga Polonia, përcjell GazetaBlic Sport.
Fillimisht kanë ndezur pishtarë, e më pas kanë nisur edhe një përplasje fizike me policinë në tribuna. Nga Anglia vijnë informacione se në përleshje kanë marrë pjesë më shumë se 100 huliganë.
Vetë huliganët e Legias u nisën për të provokuar dhe sulmuar oficerët e policisë dhe pamjet filluan të qarkullojnë shpejt në internet. Në njërën prej tyre, një polic anglez bie nga shkallët dhe mbetet në tokë. Huliganët e polakë nuk patën mëshirë dhe filluan ta godasin atë.
? | NEW: A policeman gets kicked down the stairs at the Leicester gamepic.twitter.com/8T0O1cfoEN
— News For All (@NewsForAllUK) November 25, 2021
/GazetaBlic Sport/


