Lajme

Një pjesë e qendrës së Prishtinës pa ngrohje deri në mbrëmje, shkak prishja

01/14/2023 16:10
nga:Astrit Gashi

Disa objekte në pjesë të qendrës së kryeqytetit ka mbetur pa ngrohje nga Termokosi.

Kjo ndodhi si shkak i një prishjeje në rrjetin primar të ngrohjes në rrugën “Hajdar Dushi” dhe “Qamil Hoxha”.

Po ashtu ekipet e Termokosit janë në terren për të sanuar defektin, por ngrohja nuk pritet të kthehet deri në mbrëmje.