Për shkak të punimeve te Rruga B, segmenti i rrugës nga muralet nuk do të jetë i qasshëm për parking.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një njoftimi Komuna e Prishtinës, ku theksohet se nga data 18 nëntor e deri në përfundim të punimeve, ky segment nuk do të jetë i qasshëm.
“Për arsye të punimeve në ishujt e gjelbër te Rruga B, segmenti i rrugës nga muralet nuk do të jetë i qasshëm për parking nga sot 18.11.2022 deri në përfundim të punimeve”, thuhet në njoftim.



