Geek

Një pjesë e madhe e njerëzve do të jenë në metaverse deri në vitin 2030 – paralajmëron një eksperte

01/12/2022 09:06
nga:Donika Fetahu

Nëse dëshironi të udhëtoni nëpër botë, ose të shihni gjëra të mahnitshme dhe të shndërroheni në një person krejtësisht të ri, atëherë jeni me fat, pasi ekspertët besojnë se së shpejti do të jeni në gjendje të jetoni jetën tuaj në metaverse.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Melanie Subin, drejtoresha e konsulencës për Institutin Future Today tha për The New York Post se beson se “një pjesë e madhe e njerëzve do të jenë në metaverse në një farë mënyre” deri në vitin 2030. Derisa shumë do ta përdorin atë vetëm për punë, ajo beson se do të luajë një rol më të madh për të tjerët.

Në fakt, Subin shtoi se shumë njerëz “do të jetojnë pjesën më të madhe të orëve në botë virtuale” – një referencë e dukshme për veprën e autorit William Gibson, i cili imagjinoi një shoqëri fantastiko-shkencore në të cilën njerëzit ikin nga bota reale dëshpëruese tek ajo virtuale më e mirë.

Si pjesë e rënies së ngadaltë të shoqërisë në një botë dixhitale, disa ekspertë parashikojnë që pajisjet e veshjes AR dhe VR sikurse Oculus i Meta-s do të bëhen shumë më të përhapura në të ardhmen e afërt.