Policia Angleze po i përgjigjet një incidenti pranë paradës së Klubit të Futbollit Liverpool, pas raportimeve për një përplasje makine me një numër këmbësorësh.
Incidenti ndodhi ndërsa mijëra tifozë mbushën rrugët e qytetit për të festuar fitoren e titullit të Premier League nga Liverpool.
Një zëdhënës i policisë tha: “Makina u ndal në vendngjarje dhe një mashkull është ndaluar. Shërbimet e emergjencës janë aktualisht në vendngjarje. Do të lëshojmë më shumë përditësime sapo t’i kemi.”
Ja pamjet:
Shocking footage of a Car driving into crouds at the #Liverpool Football Celebrations. Multiple injury's reported. #news #UK pic.twitter.com/GtVCgDJQZU
— Marti Blagborough (@MartiBlagi) May 26, 2025


