Lajme

Një person nën ndikimin e alkoolit rrahu gruan dhe vajzën, arrestohet nga policia

08/24/2022 09:54
nga:Astrit Gashi

Një person nën ndikim të alkoolit ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas dhe vajzës së tij. Për këtë akt ai është arrestuar.

Ngjarja ka ndodhur në ora 00:25, ka raportuar Policia e Kosovës përmes raportit ditor.

Pos dhunës fizike ndaj gruas dhe vajzës i dyshuari e ka dëmtuar edhe derën e një dhome.

Nga konstatimi që i është bërë ka rezultuar nën ndikim të alkoolit 1.01 promila.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.