Lajme

Një person në Lybeniq bie në gropën ku po hapej bunari

09/28/2025 16:28
nga:Genita C

Një person në fshatin Lybeniq të Pejës ka rënë në gropën ku po hapej një bunar, në afërsi të varrezave të fshatit.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se thellësia ka qenë e madhe.

“Rreth orës 14:30 minuta, Policia është njoftuar nga një qytetar se në fshatin Lybeniq, gjersa kanë qenë duke u zhvilluar punimet për hapjen e një bunari, në afërsi të varrezave të fshatit, ka rënë një person”, thuhet tutje në konfirmim.