Lajme

Një person në Klinë thotë se i është vjedhur një çantë dore ku kishte para, dokumente personale dhe armë

12/28/2023 09:15
nga:N K

Një person në Klinë ka raportuar se dikush ia ka thyer xhamin e veturës që e kishte në parking.

Prej aty është vjedhur një çantë dore me dokumente personale, 100 franga, 400 euro, 5 dollarë dhe një pistoletë me 11 fishekë.

“VJEDHJE E RËNDË- Rr. Shaban Polluzha- Klinë 27.12.2023-19:15. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se person-a të panjohur i kanë thyer xhaminë veturës së tij – në parking, dhe nga aty i kanë vjedhur një çantë dore me dokumente personale, 100 franga, 400€, 5 dollar dhe një pistoletë me 11 copë fishekë për të cilën posedon leje. Është njoftuar prokurori, rasti në procedurë hetimore”.