Musharraf bin Ahmed Al-Ghamdi fitoi ofertën për një biletë speciale VIP për ndeshjen mes PSG-së dhe yjeve të kampionatit të Arabisë Saudite të përbërë nga lojtarë të skuadrave Al Nassr dhe Al Hill.
Do të jetë një duel i madh mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos. Biletat u shitën në kohë rekord dhe kishte më shumë se dy milionë kërkesa për bileta, por vetëm 50 mijë fatlumë do të mund të ndjekin duelin mes dy futbolistëve më të mirë të të gjitha kohërave më 19 janar në Riad, përcjell GazetaBlic Sport.
Musharraf bin Ahmed Al-Ghamdi pagoi më së shumti për një biletë speciale. Ofertimi filloi me 270 mijë euro për një biletë VIP, dhe përfundoi me ofertën e këtij pasaniku prej 2.7 milionë eurosh.
Kjo shifër, si dhe të gjitha të ardhurat nga biletat e ndeshjes PSG – All Star XI, do të dhurohen për bamirësi.
Duhet theksuar se Cristiano Ronaldo do të drejtojë si kapiten yjet e kampionatit të Arabisë Saudite. Kjo do të jetë ndeshja e tij e parë që nga ardhja në këtë vend dhe ai patjetër do të dëshirojë të tregojë veten kundër rivalit të tij më të madh.
/GazetaBlic Sport
مبروك … أعلى عرض بمزاد التذكرة الخيرية “فوق الخيال" … اللي قدمه رجل الأعمال العقاري مشرف الغامدي @mushref999 المدير العام لـ #عقار1 … ريع التذكرة كاملًا لإحسان @EhsanSA ?❤️#موسم_الرياض pic.twitter.com/3XART4ngbf
— TURKI ALALSHIKH (@Turki_alalshikh) January 17, 2023


