Lajme

Një person i panjohur ndezi zjarre në rrugën Muharrem Fejza, pesë vetura të dëmtuara

12/20/2025 09:35
nga:Y I

Një person i panjohur është vërejtur duke ndezur zjarre në rrugën “Muharrem Fejza” në kryeqytet.

Policia tha se si pasojë janë dëmtuar pesë vetura, ndërsa tha se po e hetojnë rastin.

“Rr. Muharrem Fejza, Prishtinë 19.12.2025 – NN. Është raportuar se një person i panjohur i cili është vërejtur se kishte ndezur zjarre dhe si pasojë e zjarrit janë dëmtuar pesë vetura. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.