Lajme

Një person i lënduar nga aksidenti mes trenit dhe veturës në Fushë-Kosovë

08/06/2026 18:38
nga:Y I

Një aksident mes trenit dhe një veture civile ka ndodhur pasditen e sotme në Fushë-Kosovë.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, konfirmoi se nga ky aksident, një person ka mbetur i lënduar.

“Rreth orës 16:20 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në Fushë Kosovë. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit, një person është lënduar”, theksoi Ahmeti për “Gazeta Blic”.

Ajo potencoi me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal.

Treni godet veturën në Fushë-Kosovë