Lajme

Një person i lënduar në aksidentin mes veturës dhe motoçikletës në Pejë

07/02/2026 17:14
nga:L J

Një person (ngasës i motoçikletës) ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe një motoçiklete në Pejë.

Rasti është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Ai ka bërë të ditur se i lënduari është dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor.