Lajme

Një person gjendet pa shenja jete në Shalë të Bajgorës

04/04/2023 09:40
nga:G B

Një vdekje e dyshimtë është raportuar së fundi në rajonin e Mitrovicës së jugut.

Viktima theksohet të jetë gjetur pa shenja jete.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Rr. Shala e Bajgorës 03.04.2023 – 06:55. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion”.