Një person është gjetur pa shenja jete në orët e hershme të mëngjesit në një objekt në rrugën “Flaka e Janarit”, në Prishtinë.
Lajmi është konfirmuar për “Gazeta Blic” nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 07:30,kemi pranuar informatën se një person pa shenja jete në rrugën “Flaka e janarit”në Prishtinë.Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje.Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit” tha Ahmeti për “Gazeta Blic”.